Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE BOKSARRITJA/ Boksieri shqiptar Amar Koçi medalje bronzi në Kampionatin Europian U23

ARRITJA/ Boksieri shqiptar Amar Koçi medalje bronzi në Kampionatin Europian U23

Boksieri shqiptar Amar Koçi ka arritur një rezultat të mirë në Kampionatin Europian të 23 vjeçarëve që po zhvillohet në Hungari. Ai ka merituar medaljen e bronztë duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër arritje në arenën ndërkombëtare.

Amar Koçi është një boksieri i ri dhe me shumë të ardhme. Ai është fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Europian të 16 vjeçarëve tre vjet më parë dhe ndërkohë një vit më vonë u shpall kampion Ballkani për U18, ndërsa tani vjen medalja e bronztë në Europianin U23.

Paraqitja e tij ka qenë shumë e mirë duke i fituar të dy ndeshjet e para ndaj një boksieri ukrainas dhe një lituanezi, ndërsa në gjysmëfinale u ndesh me bullgarin William Cholov me të cilin humbi me rezultatin 2-3 pas një ndeshje shumë të luftuar.

Këtu është mbyllur rrugëtimi i boksierit shqiptar në këtë Europian, por gjithsesi medalja e bronztë që ai fitoi padyshim që është një arritje e madhe përr këtë sport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments