Kategoria e Parë e futbollit do luajë të diel javën e 11-të. Në fushë do zbresin 16 skuadrat në orën 13:30. Të gjitha duelet do luhen në një ditë dhe një orar, me kryesuesit e Bylis që kërkojnë kthimin te fitorja.

Pas humbjes së parë sezonale me Shkumbinin, ballshiotët presin Maliqin. Erzeni luan në transfertë me Butrintin, ndërsa Besa luan me Tomorin. Korabi përballet me Vorën, teksa në Pogradec, liqenorët presin Apoloninë.

Nje sfide shume interesante pritet ajo qe do te luhet ne Lezhe ne mes Beselidhjes vendase dhe Terbunit. Te dy ekipet vijne pas fitoreve ne mesjave dhe do te kerkojne nje tjeter sukses edhe kete here.

Kategoria e Parë, java 11-të – 13:30

E diel, 28.11.2021

Butrinti – Erzeni

Besa – Tomori

Besëlidhja – Tërbuni

Bylis – Maliqi

Turbina – Shkumbini

Pogradeci – Apolonia

Korabi – Vora

Burreli – Lushnja