Java e katert e kampionatit kombetar te futbollit ka tre dite qe ka lene pas surprizat e saj, me zhgenjime per skuadrat pretendente si Partizani, Vllaznia, Tirana dhe me nje paraqitje dinjitoze te skuadrave dikur te “lokaliteteve”, sot te miniqyteteve si Erzeni, Egnatia e Bylisi,me fitoret e tyre te merituara duke i dhene kampionatit nje tabele renditje befasuese.

Partizani ruan kryesimin edhe pse humbet 0-1 me Erzenin, skuader qe nuk ka pesuar akoma gol, kur shijakasit me afro 13.000 banore jane ne vendin e dyte me nje pike me pak. Pra ka mundur dy skuadra me histori ne futboollin shqiptar. Gjuhtari Rrota e quan jo Shijaku, por Jocubus, Shen Juba.

Per t’i lene rradhen Egnatias se Rrogozhines me 23.000 banore ku ne Stadiumin “Arena Egnatia” me kapacitet 4000 vende qe bene sefte nje fitore te bujshme, te merituar ndaj Vllaznise me shifra tronditese per shkodranet 3-0 dhe ngjitet ne vendin e katert.

Vendi i trete eshte rezervuar per Bylisin e Ballshit me 43.000 banore me me nje stadium Adush MUCA me kapacitet 5200 spektatore, i cili mposht Kukesin tashme me nje stadium te ri emri i te cilit Arena me investimin e bere nuk po i jep shans te ngjitet ne pretendimet e parashikuara. Fitorja e Bylisit e ka fundosur si anjehere ne fundin e renditjes.

A thua qe ajo shprehja figurative “Ulen malet e ngrihen kodrat”, do t’i pershtatet ketij skenari qe afroi java e katert e kampionatit. Tre humbset jane disi te mpira dhe i duhet te bejne mire llogarite me skuadrat e “lokaliteteve”, pra te ulen me kembe ne toke.

A thua eshte shpejt me thene se do te jene emra te rinj ne pretendime per titull? Por nje vezullim ka marre ky kampionat edhe nga “kodrat” te cilat duan ngjiten ne nivelin e “maleve”.

Por eshte shpejt edhe per te thene se cila skuader e quajtur elitare do te shoh fundine renditjes se kampionatit. Ndoshta java e peste ruan te tjera supriza…