Kosova po bën hapa të rëndësishëm përpara në futboll dhe kjo gjë nuk ka mbetur jashtë vëmendje së qeverisë. Ngjitja e skuadrën në Ligën C do të shpërblehet prej saj me një shifër të konsiderueshme.
Sipas kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, qeveria është dakord me propozimin e tij për akordimin e fondit prej 500 mijë eurosh për skuadrën e drejtuar nga trajneri Bernard Shaland.
Fitorja 4-0 ndaj Azerbajxhanit ka sjellë një entuziazëm të madh në Kosovë, pasi Kosova ka fituar të drejtën për të shkuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Maqedoninë. Nëse Kosova shkon në finale dhe e fiton atë, kualifikohet për në Europian.
Lajmi i shpërblimit është konfirmuar nga vetë Veseli, i cili në faqen e tij shkruan: “Falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, që mbështeti propozimin tim për të ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll, për sukseset e arritura deri më tash.
Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sporte, andaj edhe përkrahja për sportistët dhe investimet në infrastrukturën sportive do të rriten”. /Vipsport/