Rrethi Çiklistik i Shqipërisë për juniorët, i pari në llojin e tij organizuar këtë vit nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, ka ulur pasditen e djeshme siparin e tij pas përfundimit të etapës së katërt, asaj Vlorë- Rrogozhinë që ishte edhe e fundit e tij. Ajo çfarë konstatohet është dominimi absolut i këtij Rrethi nga çiklistët e Vllaznisë.

Të katër etapat e tij janë fituar prej tyre, tre nga Bruno Kola dhe një nga Astrit Kronaj. Jo vetëm kaq, por çdo ditë, përveç fituesit, vendi i tretë i ka takuar sërish një shkodrani. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe klasifikimet ekipore të çdo ditë janë kryesuar nga Vllaznia. Për këtë arsye, fundi i Rrethit ka sjellë edhe fitoren e këtij ekipi por edhe të çiklistit të saj Bruno Kola në klasifikimin individual. Shumë pranë tij, i treti ka qenë Astrit Kronaj, i katërti Kledison Cani dhe kështu njëri pas tjetrit edhe pjestarët e tjerë të ekipit të Vllaznisë, Sion Gjoka, Alfons Rrashkadoli, Gjergj Zefi dhe Defrim Dholla. Trajneri Leonat Kola sigurisht që është dukur i lumtur në përfundim të këtij aktiviteti sepse nuk ka si shkon më mirë: Të pesë kupat e vëna nga Federata për këtë Rreth, kanë ardhur në Shkodër.
Etapa e parë, Durrës-Elbasan
Klasifikimi individual:
1.Bruno Kola (Vllaznia)
2.Amarildo Goga (Apolonia)
3.Astrit Kronaj (Vllaznia)

Klasifikimi ekipor:
1. Vllaznia
2. Apolonia
3. Teuta

Etapa e dytë, Elbasan- Fier
Klasifikimi individual:
1. Astrit Kronaj (Vllaznia)
2. Amarildo Goga (Apolonia)
3. Bruno Kola     (Vllaznia)

Klasifikimi ekipor:
1. Vllaznia
2. Apolonia
3. Skënderbeu

Etapa e tretë, Fier- Cakran- Vlorë
Klasifikimi individual
1.Bruno Kola (Vllaznia)
2.Amarildo Goga (Apolonia)
3.Kledison Cani (Vllaznia)

Klasifikimi ekipor:
1. Vllaznia
2. Apolonia
3. Teuta

Etapa e katërt, Vlorë- Rrogozhinë
Klasifikimi individual:
1.Bruno Kola (Vllaznia)
2.Amarildo Goga (Apolonia)
3.Kledison Cani (Vllaznia)

Klasifikimi ekipor:
1. Vllaznia
2. Apolonia
3. Teuta

Klasifikimi i përgjithshëm individual
1. Bruno Kola    (Vllaznia)
2. Amarildo Goga (Apolonia)
3. Astrit Kronaj (Vllaznia)
4. Kledison Cani (Vllaznia)

Klasifikimi i përgjithshëm ekipor:
1. Vllaznia
2. Apolonia
3. Teuta
4. Skënderbeu
© shkodrasport.com