Granit Xhaka është dekoruar me çmimin “Lojtari i muajit” nga skuadra e Arsenal, ku futbollisti aktivizohet aktualisht.

Ky çmim i jepet pas paraqitjeve fantastike të arritura me fanellën e londinezëve gjatë muajt prill.

Njoftimi është dhënë nga faqja zyrtare e Arsenal në “Instagram”, me anë të një videoje ku janë pasqyruar edhe statistikat e mesfushorit përgjatë këtij muaji.

Xhaka shënoi një supergol në fitoren e Arsenal kundër Junajtid javën e shkuar, gol ky që pasqyrohet dhe në videon e publikuar.