Shkodra U17 ka fituar “derbin e veriut” me Laçin, në takimin e luajtur paraditën e sotme në fushën sportive Zmijani.

Në fakt, ka qenë një lojë e dominuar nga Shkodra dhe si rrjedhojë, gjithçka ka folur në favorin e tyre. Në pjesën e parë, ka qenë Hoxhaj, që ka kaluar në avantazh Shkodrën, me golin e shënuar. Ndërkohë, po në pjesën e parë, Laçi ka barazuar shifrat. Me këtë gol është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin 1-1.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ka vijuar sërish loja e mirë e Shkodrës, që kanë shënuar edhe golin e dytë, përsëri me anë të Hoxhajt, në minutat e fundit të ndeshjes. Kështu, gjithçka është mbyllur me fitoren 2-1 të Shkodrës U-17.

Në këtë mënyrë, kjo e fundit tashmë renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, me 20 pikë.

Maringlen ZHIVANI