Kastrioti pret në Kamëz Egnatian në sfidën e javës së 31-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja skuadrat që janë në kërkim të tre pikëve, për të arritur objektiva të ndryshëm.

Skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela ka bërë mirë në sfidat e fundit, duke u arratisur nga zona e ftohtë dhe tani po mendon seriozisht për zonën europiane.

Nga ana tjetër Egnatia nuk dëshiron të ndërlikojë situatat, sidomos pas humbjes së Dinamos përballë Partizanit, duke kërkuar të mbijetojë dhe të arrijë Teutën, e cila mori një fitore përballë Kukësit në Durrës.

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Sali, Selmani, Neziri, Dida, Rami, Karakaçi, Onanuga, Hasani, Greca, Zogaj, Kaina.

EGNATIA: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Allmuça, Krivanjeva, Duranski, Imeri, Delarge, Agbekpornu, Xhekson, Pedro Augusto.