Armando Broja pritej që ta niste titullar në ndeshjen e sotme ndaj Crystal Palace.

Sipas mediave afër klubit të Southampton, sulmuesi shqiptar do të ishte nga minuta e parë në fushën e lojës së bashku me Shane Long. Megjithatë formacioni zyrtar ka treguar krejtësisht të kundërtën.

Che Adams është në vijën e parë të sulmit, por së bashku me të do të jetë Shane Long dhe jo Armando Broja.

Hasenhutl është duke e shfrytëzuar jo pak këtë moment të vështirë të lojtarit të Kombëtares si për t’i treguar Chelsea-t se Broja nuk është ende gati, në mënyrë që ta kenë edhe sezonin e ardhshëm për huazim.