Sipas “The Times”, Arsenali ka paraqitur ofertën e parë në drejtim të Manchester City për sulmuesin brazilian, Gabriel Jesus.

“Qtytetarët”, megjithatë, kërkojnë rreth 60 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të tyre.

“Topçinjtë” janë në kërkim të një numri të ri 9-të pas kalimit të Aubameyang te Barcelona dhe Lacazette te Lyon.

Gabriel jesus, i cili rrezikon të gjejë shumë pak hapësirë pas ardhjes së Haaland, mbetet zgjedhja e parë për Artetën.