Arsid Kruja, shënoi goli e fitores ndaj Korabit, në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Futbollisti shkodran foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, duke deklaruar:
“Kualifikimi është një frymëmarrje. Gjendja nuk ka qenë shumë e mirë. Kualifikimi në Kupë është rezultat pozitiv, të shikojmë më tej.
Unë përpiqem t’i shërbejë skuadrës aty ku ka nevojë. Duhet të punoj në shumë drejtime të tjera, jo vetëm në aspektet teknike, por edhe për sa i përket agresivitetit.
Gjithmonë lëvizjet nuk i përjetojmë mirë, se dhe ekipi shthurret disi. Duhet të fokusohemi te kampionati se është shumë i egër këtë vit, duhet të kthehemi siç ishim në fillim dhe t’i marrim pikët e plota”, u shpreh Kruja.