Aristidi Kolaj ka nxjerrë më së miri në pah vlerat e tij, teksa në miqësoren e Sasuolos ditën e sotme ndaj Kliverge Mazano ka realizuar dy gola. Sulmuesi i shpresave është pjesë e skuadrës Primavera të Sasuolos, megjithatë falë paraqitjeve të mira tekniku De Zerbi ka vendosur ta grumbullojë me ekipin e parë.

Sakaq, Kolaj ia ka shpërblyer besimin ndërsa shkëlqeu në miqësore. 20-vjeçari, shëmoi dy herë brenda 18 minutave të para të lojës, ndërkohë që të tijtë triumfuan me rezultatin final 10-1.

Ndërkohë, për Kolajn në ditët e fundit është përfolur se mund të lëvizë nga skuadra e të rinjve të Sasuolos për t’u transferuar në një klub ku mund të fitojë më shumë eksperiencë.

Lojtari me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe Aristidi Kolaj ka fituar vëmendjen e Pizës, e cila këtë sezon do të luajë në Serinë B. Ndërkohë, golat në miqësore do të shërbejnë që sulmuesi të marrë vëmendjen e duhur për të fituar një kontratë në Serinë B dhe për t’u rritur më shumë në karrierë, ndërsa Kolaj tashmë është pjesë edhe e shpresave të Shqipërisë./VipSport/