Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArsid Kruja luajti si mbrojtës i majtë, trajneri Jonuz: E bëri shumë...

Arsid Kruja luajti si mbrojtës i majtë, trajneri Jonuz: E bëri shumë mirë, jam shumë i kënaqur me të

Gjate diteve para ndeshjes me Partizanin ne media por edhe ne opinionin sportiv eshte diskutuar jo pak per menyren si do te behej zevendesimi i mbrojtesit te majte Herald Marku qe mungonte per arsye kartonash. U aludua per nje kthim te Shtubines ne rolin e mbrojtesit te djathte (gje qe e ka bere edhe me pare) dhe Gligorov do te kalonte ne te majte.

Nje opsion tjeter ishte kthimi i Gurishtes ne te djathte dhe kalimi serish i Gligorov ne te majte dhe ne qender te mesfushes do te aktivizohej dikush tjeter nga ana e stafit teknik.

Por ne fakt Jonuz i ka surprizuar te gjithe. Ai ka aktivizuar ne rolin e mbrojtesit te majte Arsid Krujen, nje lojtar qe nuk kishte luajtur asnjehere me pare aty pasi njihet per lojen e tij si mesfushor krahu me tipare sulmuese.

Dhe me perjashtim te ndonje oshilacioni te vogel ne minutat e para derisa u ambjentua me vendin e tij ne fushe, duhet thene se paraqitja e tij ka qene e mire. Te mos harrojme se ishte ngarkuar te mbulonte nje futbollist me aftesi shume te mira si Erald Çinari.

Per kete aryse, edhe trajneri Mirsad Jonuz ne prononcimin e tij te pasndeshjes e ka vleresuar maksimalisht Arsid Krujen per te cilen ka thene: “Jam shume i kenaqur me lojen qe ka zhvilluar Kruja. Besoj se ndoshta tashme kemi gjetur edhe nje zgjidhje tjeter te mundshme per kete pozicion”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments