Per te dytin sezon me rradhe luan per Partizanin megjithate ne Shkoder vazhdojne ta duan. Edhe pse ne fazen e pare te kampionatit u shenoi ate gol ne minuten e 91-te duke i shkaktuar humbjen Vllaznise.

E kemi fjalen per mesfushorin- sulmues te te kuqve Erald Çinari. Kjo foto e ketij shkrimi e tregon mse miri kete gje. Ai ka luajtur ne formacion dhe per 79 minuta eshte munduar te beje me te miren ndonese nuk arriti ta ndihmonte Partizanin per te marre nje rezultat pozitiv.

Ne kete minuta, trajneri Sormani e ka zevendesuar me Solomon duke dashur te rrise forcen sulmuese. Ne momentin kur duhej bere zevendesimi, 23 vjeçari shkodran ndodhej ne anen tjeter te pankines dhe per rrjedhoje ka lene fushen ne ate krah duke ecur neper piste per te mberritur tek stoli i skuadres se tij.

Por gjate ketij rrugetimi prej gati 200 metrash, ne nje moment njeri nga femijet e Akademise Vllaznia qe ishin te ngarkuar per mblelljen e topave, e ka ndalur Çinarin dhe ka kerkuar te bejne nje foto sebashku.

Lojtari i Partizanit ia ka plotesuar kete deshire dhe me siguri qe femija i cili eshte ende ne hapat e pare te karrieres se tij futbollistike, do ta ruaje si nje kujtim te rendesishem te jetes se tij foton me Erald Çinarin.
www.shkodrasport.com