Teuta e ka nisur mirë sezonin, teksa renditet në vendin e dytë me 20 pikë. Nje ecuri e mire e kesaj skuadre qe per me teper ende nuk e njeh shijen e humbjes. Po cili është sekreti i durrsakëve?

Nëse shikon statistikat, durrsakët nuk kanë humbur asnjë ndeshje këtë edicion futbollistik, teksa numërojnë katër fitore dhe tetë barazime (askush si ata).

Trajneri Edi Martini është i vetëdijshëm që ka një grup të fortë lojtarësh, teksa synohet tituli kampion. Rruga është e gjatë, me teknikun që tani ka ku të mbështetet.

Por per te shkuar drejt ketij objektivi, pikesepari duhet te fitoje te premten e ardhshme ne Shkoder ndaj ekipit kryesue te kampionatit.

Diferenca me Vllazninë është gjashtë pikë, me “djemtë e detit” që janë të gatshëm të përfitojnë nga ndonjë gabim eventual./newsport/