Deputeti Fidel Ylli, në një intervistë për “FAX Sport”, ka zbërthyer të gjitha ngjarjet e fundit në FSHF, deklaratat e presidentit Duka si dhe ndryshimet staturoe që u bënë më urgjencë në dhjetor. Ndryshime që  ndryshime që ai i cilësoi antikushtetuese e shpjegoi me radhë shkeljet e Dukës dhe të organizatës që drejton futbolljn në vendin tonë.

“Më duket pak e stisur kjo histori se e gjithë bota po luftonte të luhet kampionati me tifozë e këtu te ne ishte e kundërta. Unë isha pro kërkesave të Ligës, ose më saktësisht Federatës se Liga është vetëm në letër se është Federata e Presidenti i saj që e drejton. Por këto nuk zgjidheshin me presion, kjo do të thotë që kërkesat janë të drejta, por të gjitha zgjidhen me dialog.

Kjo qeveri ka bërë atë që s’ka bërë asnjë qeveri tjetër sa i përket investimeve në sport, ka hequr uzurpimn politik nga sporti që do të thotë i mbani mend ato zgjedhjet e 2008 që u thyen kutitë në KOKSH? Aty ishte një politikan që donte të mbështeste një kandidat të sajin.

Ne kemi ndryshuar, që shteti të subvencionojë sportin, të mos emërojë sekretarin e federatës, të mos futë duart në asambletë e zgjedhjet e tyre, siç e kanë në të gjithë botën. Këto ka kjo qeveri, ligje të mira, investim në stadiume e palestra dhe ka shtuar orët e mësimit në shkolla që thuajse ishin zhdukur,

Gjatë bojkotit kam takuar presidentin e Kukësit e Partizanit, ata ishin në sinkron që duhet të bojkotojnë. Por kur qeveria thotë ne duhet të bisedojmë, bojkoti e arriti qëllimin e vet. Edhe në kërkesat e tyre, po të shohësh kishte pika që donin shpjegim.

Deklarat që kjo është qeveria më e keqe? Ai mori edhe qendrën olimpike, kishim plan për të bërë aty pishinën me standarte olimpike. Pse e lejuam? Nuk është se e lejuam por ishte atmosfera që futbolli vajti në Francë, ishte mardhënie e mirë e futbollit me kryeministrin dhe ndoshta qeveria nuk kishte para.

Por qendra nuk duhej prishur. Federata, pasi ka marrë këto investime mbi 30 milionë euro nga kjo qeveri, mori edhe zyrat e vjen sot e thotë kjo është qeveria më e poshtër. Nuk di si t’ia vë emrin, qeveritë nuk e kanë parë sportin me sy, po kjo e jona në krahasim me 100 vjet shtet është e para që ka bërë investime serioze. Janë fare pak për mendimin tim, por ka filluar që të flitet për sport në tavolinën e kryeministrit, janë bërë ligje, flitet në Parlament. Më parë kanë qenë sportistë e futbollistë në Parlament, e nuk kanë folur një fjalë.

Federata nuk duhet të merret me Ligën, por vetëm me ekipet kombëtare që do të thotë të gjejë ku janë lojtarët e ekipet zinxhir, të gjurmojë akademitë e të mbledhë talente. Federata nuk ka punë me Ligën, atë e menaxhojnë presidentët që paguajnë,

Jo ti ta marrësh nga Komiteti Ekzekutiv e ta bëhs president, se këtu është anapulla që gjithçka e komandon Armand Duka. Këtu është fatkeqësia e sportit që në një moment dashurie mes presidentit Duka e kryeministirt u shkatërruan gjëra të tjera. Dakord bojkotoi futbolli profesionist, po ekipet e moshave pse nuk luanin?

Po futbolli i femrave? Po ekipet kombëtare pse luajtën? Kjo është me dy standarte. Jo bojkotoje, jo bëje, jo këta I lamë, jo presion qeverisë. Qeveria vuri një staf që gjithsesi merret me kërkesat e tyre, se këta mendonin se do pinte kafe kryeministri me Duken e do zgjidheshin hallet.

Janë kontradiktorë se po të shohësh letrën nuk është me firmën e Armand Dukës, por me të presidentit të Ligës. Liga dilte. Kur i bëra unë thirrje në një emision dhe thashë bën mirë të mos fshihesh e dalësh, doli Duka, Armand Duka ka konflikt interesi të pastër se mbështet vëllain e tij që është në opozitë.

Edhe kur bënte fushatë, merrte të gjithë ekipin kombëtar në takimet që bënte i vëllai. Dhe e gjithë dynjaja e di që këtë e bën Armand Duka për t’i bërë presion qeverisë se po vijnë zgjedhjet dhe duke menduar se po vjen opozita ka menduar po i jap edhe unë një dorë dhe një ndihmë këtyre.

Sigurisht sporti e futbolli ka nevojë për shumë gjëra, por gjetën momentin në një kohë pandemie që gjithë bota ishte e mbyllur dhe futbolli duhej të luante, këta bënë një bojkot që ia futën vetes së tyre se e ha sporti, e hanë futbollistët, presidentët për paratë që i paguajnë për kohën që nuk luajtën dhe traumat që pësojnë tani. Kush fitoi në fund?

Duhej të uleshin që në fillim me qeverinë se ka qënë partnere e futbollit. Armand Duka harroi që e gjëmonte Sali Berisha kur bënte zgjedhjet dhe i fikte dritat te Hotel Tirana dhe e quante “Duka i Krimit”, hajdute e bandit. Kurse Rama, edhe pse pavarësisht se ishte në zgjedhje Bashkim Fino, e priti në zyrë delegatin e UEFA-s për t’i bërë qejfin Dukës dhe nuk tregoi që jam i politizurt e po ndërhyj për të futur një deputet.

Se ligji nuk e ndalon, as Kushtetuta, as Ligji i Sportit, as karta olimpike. Pastaj nëse Armand Duka do të shpikë ligje, që nuk besoj se do të firmosë kjo Minsitri apo çdo Ministri tjetër atë statut me shkelje… Se janë në shkelje të Kushtetutës, është e drejta e tyre ta bëjnë por do të dështojnë me turp. Federata e tij nuk është e të gjithëve.

Në Komitetin Olimpik kur kam qenë në ekzekutiv kishim edhe politikanë, e nuk kemi pasur asnjë problem për ndërhyrje. Problemi është që këta kanë marrë iniciativa në kohë pandemice q n uk ka njerëz në sallë, kanë ngritur dorën në mënyrën tyre.

Dakord do të pengosh nëj politikan, po kush e gjen të drejtën ti të pengosh Lorik Canën e i heq të drejtën me një nen që ti nuk jeton këtu. Apo Igli Taren, Rudi Vatën apo Besnik Hasin. Ndërkohë që bëhet zhurmë që të gjithë shtetasit shqiptarë të vijnë të votojnë e kontribuojnëpër këtë vend.

Të vijnë 90 ditë në Shqipëri? Pse duhet që shqiptarët të vijnë këtu të votojnë? Janë shtetas shqiptarë dhe nuk ia heq të drejtën as Duka, as Ylli e as kryemnistri, çdo shtetas shqiptar ka të drejtën të zgjidhet dhe të zgjedhë. Si t’ia heqë Polonia të drejtën Zgibi Bonjek që ëhstë presidenti I federatës?

E dini që jeton në Romë, presidenti është në Romë dhe jeton atje, ka familjen atje, dhe kryen detyrën e presidentit, Se bota është nëj sot dhe ai është presidenti i Federatës Polake, si mund t’i thuash nuk ke të drejtë të kandidosh. Por këtu nuk do të ketë rivalë, do të ketë vetëm kështu eskortën e tij rreth e qark e të kandidojë vetë, të ngrejë dorën si Enver Hoxha e të bejë 5 mandate, jo të bëjë rotacion: Edhe FIFA dhe UEFA e kanë mendatin 2 plus 1, po ky pse nuk e bën statutin të thotë kështu? Se do të jetë vetë i përjetshëm.

Duka ka qënë 20 vite president, çfarë stadium është bërë para se të vinte kjo qeveri? Pse? Se nuk e donte Berisha, se i thoshte “Duka i krimit”, se e akuzonte e nuk e linte të bënte zgjedhje. Ndryshimi është se Rama është njeri i sportit, ndërsa Duka është marrë me sport kur është bërë president.

Duhet të falënderojë Nard Kokën që u bë president, se ishte duke u marrë me pulat te pularia. Nard Koka i tha hajde të kandidosh, bëri lobim dhe e bëri president. T’I thuash Ramës që ti nuk ke bërë asgjë nuk ka ku të qëndrojë, se të bësh stadium si “Air Albania” e të thuash je më i keqi…

Unë kandidat për FSHF? Absolutisht se e para nuk kam dashur të futem në atë lojë se është shumë e ndyrë në FSHF dhe po të shohësh ndryshimet që kanë bërë është turp i madh. Nëse e ke një anëtar një votë, po të shohësh tani në katër ekipe që kanë zona e Sarandës, vetëm një do të votojë. Janë turpe që vetëm në këtë vend e ky president mund t’i bëjë, është turp i madh, nuk mund t’i pranojë njeri:

Ai mund të jetë anëtar i Ekzekutivit të UEFA-s, por nuk mund të bëjë me futbollin sikur e ka pronën e vet. Po të drejtosh me këtë dorë dhe të kesh vetëm disa “yes man”, e ti je idhulli e nuk ka tjetër duke bërë këto veprime.

Nuk merr buxhet nga shteti? Ky e ka buxhetin e vet, ka një buxhet që i jep nja 8 milionë dollarë UEFA dhe Federata me sa kam informata ka rreth 130-140 veta që punojnë, sa Federata Spanjolle që është Kampione Bote, se bëjnë qoka duke i futur në punë, hajde në FSHF të jap një rrogë.

Se nuk do auditim, ky thotë nuk më jep qeveri para, qeveria i jep atyre që aplikojnë, çdo Federatë çon aplikimin që thotë aktivitetet janë këto e këto. Ky nuk pranon të aplikojë se po aplikoi thotë do më vijë auditimi të më kontrollojë e nuk do.

Nuk do të dijë njeri se çfarë shpenzimesh bëhen. Shteti dha 740 milionë lekë për pistën e tartanit në Shkodër, ku është ajo e ku vajtën se nuk e ka bërë as Federata e as Bashkia, se nuk është instaluar. Kush e bëri, kush ka përgjegjësi? Federata. Ndaj ai nuk do auditim, ndaj sulmon që të thotë pse po më sulmojnë. Edhe atë orën elektronike që vuri fillimisht në Elbasan. Dhe ku shkojnë të gjitha paratë të jetë transparent, të mos u japë një cope letër e të thotë e kam me UEFA-n, se titullin Federatë nuk ta jep ajo po Ministria”, tha ndër të tjera Ylli. /vipsport/