Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Procesin Sportiv” ka deklaruar me batutë se në Shqipëri çdo gjë po shkon “mirë”.

Sipas tij është vendosur që Partizani do dalë kampion dhe Egnatia do shkojë në Kupat e Europës.

“Fakti që më ke lënë në mungesë ta gjatë do të thotë që nuk ka pasur ngjarje, mesa duket janë vendosur kush është kampioni, Kupat e Europës, janë të fiksuar sivjet.

E keni parë që vendi i parë ka 10 humbje në rregull janë, janë zgjidhur gjërat duket qartë.

Kampion Partizani, Egnatia në Kupat e Europës, të tjerat rregullohen. S’po bëj parashikime, është e parashikuar” u shpreh ai.