Superliga Europiane u kundërshtua gjerësisht nga tifozët në mbarë botën, ndërsa në Angli pati edhe më shumë protesta teksa grupime të ndryshme dolën në rrugë për t’iu kundërvënë klubeve të tyre. Së fundmi, këtë e ka vlerësuar shumë Mikel Arteta, trajner i Arsenalit i cili thekson se futbolli i përket tifozëve dhe se kanë dërguar mesazhin më të fortë në këtë sport.

“Kjo situatë ka dhënë leksione të mëdha për të treguar rëndësinë e futbollit në botë. Kjo tregon se shpirti i këtij sporti i takon fansave.

Gjatë kësaj pandemie, jemi munduar ta mbajmë këtë industry pa tifozët. Por, kur tifozët dolën dhe e ngritën zërin, këtë e bënë shumë qartë dhe pastër.

Dhe, ndoshta kanë dhënë mesazhin më të fortë në botën e futbollit. Kështu, çdo klub duke lënë interesat e tyre mënjanë, kanë marrë vendimin e duhur duke dëgjuar tifozët dhe e mbyllur këtë projekt në 24 orë. Ky është një qëndrim historik për futbollin”, u shpreh Arteta. /VipSport/