Interesimi per ndeshjen Vllaznia- Tirana duket shume i madh dhe te pranishem ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” pritet te jene te pranishem edhe shume figura te njohura te futbollit.
Njeri prej tyre eshte edhe ish-mesfushori i Vllaznise Asim Gjokoviç. Lojtari shqiptar nga Tuzi i Malit te Zi ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” eshte shprehur:
“Nje ndeshje e bukur besoj dhe prandaj sot dua te jem ne stadium per ta ndjekur ate dhe per te mbeshtetur Vllaznine. Jam i bindur se ajo do ta fitoje kete ndeshje. Mendimi im eshte se rezultati perfundimtar do te jete 3-1 ne favor te skuadres shkodrane.
E mendoj fitoren ne rradhe te pare si tifoz i Vllaznise, por edhe duke e dite se çka don me thane me pas mbeshtetje tifozet e mrekullueshem shkodrane. Perpos kesaj, Vllaznia e sotme ka edhe kualitet”.
I pyetur se ku e bazon kete optimizem ngaqe kuqeblute do te luajne ndaj Tiranes kryesuese te kampionatit, ish- kampioni i Vllaznise 20 vite me pare do te shprehej:
“Nuk ka shume rendesi nese Tirana eshte ne vend te pare, madje keshtu eshte me mire sepse fitohet me lehte ndaj nje ekip qe kryeson kampionatin. Ne kete menyre e kemi mundur edhe 20 vjet me pare, pikerisht ne vitin 2001 kur fituam 3-2”./SHKODRA-SPORT.COM/