Ecuria e mire e Ades ne fazen e dyte te kampionatit vazhdon. Diten e sotme, ajo ka marre nje tjeter fitore, kete here ndaj Internacionalit me rezultatin e paster 3-0. Ne kete menyre, ne tre ndeshjet e fundit ajo ka marre plot 7 pike.

Ndeshja e luajtur ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes ka nisur me gol per vendasit. Ka qene futbollisti i ri i talentuar Aldo Nika i cili ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 8-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.

Ne pjesen e dyte nderkohe, velipojaket kane patur shume raste shenimi, por golat e tjere do te vinin vetem ne 15 minutat e fundit, fillimisht me ane te Hasajt dhe me pas me Currin. Perfundimisht 3-0 per Aden.

Me kete fitore, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve duke lene tashme poshte vetes perveç Internacionalit edhe ekipin e Klosit dhe nese kjo ecuri vazhdon edhe ne ndeshjet e ardhshme, padyshim qe do te ngjitet serish ne renditje.

Ne 11 ndeshjet e fazes se pare, ai pat grumbulluar vetem 4 pike fale nje fitoreje dhe nje barazimi te arritur, nderkohe qe vetem ne 4 ndeshjet e fazes se dyte, ka grumbulluar 7 pike, fale 2 fitoreve dhe 1 barazimi te marre.
/SHKODRA-SPORT.COM/

ADA- INTERNACIONAL 3-0

Shënues: Aldo Nika ‘8, Brilant Hasaj ’75, Ervis Curri ’89

Ada: Ndoj, Hurmi, Gj. Nika, Ferhati, Laçeja (Haxhija ’27) (Shkembi ’84), Çoku, Curri, Bacina, A. Nika (Pjollaj ’78), B. Hasaj, Keshtajaku. Tr: A. Shytani