Veleçiku ka marre pasditen e sotme fitoren e katert rradhazi dhe si rrjedhoje vazhdon rrugetimin e tij drejt arritjes se objektivit, ngjitjes ne kategorine e pare.

Koplikasit jane ndeshur ne fushen e tyre ndaj ekipit te Shenkollit te cilin e kane mundur me rezultatin e thelle 4-0. Gjithçka ne kete ndeshje eshte mbyllur qe ne pjesen e pare kur Veleçiku ka shenuar tre gola.

Dy te paret mbajne firmen e sulmuesit Brajan Shekaj, nderkohe qe nuk mund te mungonte edhe goli i sulmuesit me shume pervoje Arenc Dibra. Nderkohe ne pjesen e dyte ka shenuar edhe Rustemaj.

Me fitoren e sotme, Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 32 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, duke qene vetem 2 pike larg Luzit qe mban vendin e dyte dhe 3 pike larg Orikut qe mban vendin e pare deri kete jave./SHKODRA-SPORT.COM/

VELEÇIKU- SHENKOLLI 4-0

(Brajan Shekaj ‘5, ’30, Arenc Dibra ’34, Elvis Rrustemaj ’77)

Formacioni i Veleçikut ne ndeshjen e sotme: Lopçi, Elbasani (Ndrezaj ’80), Balaj, B. Çokaj, Rustemaj (Kaçaj ’78), Banushaj, Bega (Sykaj ’78), Rragami, Delaj, Shekaj (Nilaj ’35), Dibra. Tr: H. Lika