Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë planet dhe çdo skuadër dëshiron ta ketë në drejtim. Juventusi e synoi verën e shkuar, por pa arritur të konkretizojë kalimin e tije pas kësaj ata morën një tjetër trajner që aplikon lojë të bukur, Mauricio Sarrin. Gjithsesi, kjo nuk e shuan aspak dëshirën e torinezëve për të sjellë spanjollin dhe në momentin më të vogël ata janë gati të përfitojnë.

Duket se mundësia ka ardhur. Mançester Siti është dënuar me dy sezone përjashtim nga Champions League dhe ky fakt ka shtuar dyshimet për largimin e katalanasit, përtej deklaratave mohuese të tij. Shpresat e Juventusit i ngjall edhe një person i afërt i Guardiolës.

Manuel Estiarte, ndihmësi i teknikut iberik zbulon objektivin e shefit të tij për karrierën dhe dashurinë e tij për Italinë.

“Një e ardhme në Itali? Mund të them se Pep e dashuron Italinë dhe ka kujtime shumë të bukura nga ai vend. Seria A po e rimerr veten nga vitet e vështira që ka kaluar. Ideja fillestare e Guardiolës ka qenë që të punonte në të katër kampionatet kryesore: Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali. Nuk them se do të ndodhë, por pse jo? Është në planet e tij”, tregoi Estiarte. /vipsport/