Real Madridi nuk zhgënjeu në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Çelsin, në aktin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Me këtë triumf, tekniku Italian i madrilenëve, Karlo Ançeloti kapi kuotën e 35 fitoreve në Champions, në 47 ndeshje që ai ka qenë në drejtim. Ançeloti bëhet kështu trajneri me më shumë fitore se çdo teknik tjetër në këtë kompeticion.

Gjasat janë të mëdha, që kjo statistikë të thellohet edhe më shumë nga Ançeloti. Tekniku italian dhe madrilenet duken shume te vendosur per te tentuar deri ne fund fitoren e ketij trofeu edhe kete sezon.

Per momentin jane duke pare drejt gjysmefinaleve dhe hapin e pare e hodhen sonte ndaj Çelsit. Ne sfiden e kthimit gjerat jane me te lehta per Realin dhe Ançeloti e di kete por gjithsesi ai asnjehere nuk deshiron te gjendet i papergatitur nga ndonje suprize e pakendshme.