Sulmuesi francez, Karim Benzema shënoi një gol gjatë pjesës së parë kundër Çelsit, në sfidën e vlefshme për çerekfinalen e parë të UEFA Champions League, ku madrilenët triumfuan me rezultatin 2-0.

Benzema ka një rekord fantastik sa herë që ka luajtur kundër ekipeve angleze. Ai ka shënuar 11 gola në 8 ndeshje kundër ekipeve angleze, ndeshje këto të fazës me eliminim direkt.

Pesë gola i ka shënuar kundër Çelsit, tre gola kundër Mançester Sitit dhe tre gola kundër Liverpulit. Dhe me siguri qe do te kerkoje t’u shenoje serish edhe ne te ardhmen.

Fituesi i “Topit te Arte” po kalon momente fantastike ne karrieren e tij dhe padyshim qe do te kerkoje qe me Realin te fitoje edhe kete vit trofeun e Champions League. Sonte kane hedhur gurin e pare per kalimin ne gjysmefinale, çka do te thote se trofeu eshte gjithnje e me prane.