Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAskush si Armando BROJA në Premier League, shqiptari vendos rekord në Angli

Askush si Armando BROJA në Premier League, shqiptari vendos rekord në Angli

Armando Broja ia doli edhe sot ta dërgonte topin në rrjetë. Në sfidën që Southampton barazoi 2-2 në transfertë me Crystal Palace, sulmuesi shqiptar do gjente golin e 1-2 për avantazhin dhe përmbysjen e përkohëshme të Shenjtorëve.

Djaloshi në katër ndeshje si titullar ka gjetur gjashtë gola për Southampton, katër nga të cilët në Premier League. Broja bëhet lojtari i parë në moshën 20 vjeçare që ia del të vendosë një rekord të tillë, duke mos u ndalur me kaq.

Gjatë këtij sezoni, lojtari që është në pronësi të Chelsea dhe I huazuar te Southampton, ka shënuar më shumë se Lukaku (3), Havertz (2) dhe Werner (1).

Padyshim qe nje ecuri e tille e djaloshit me origjine nga Malesia e Madhe do ta ndihmoje ne karrieren e tij dhe nuk perjashtohet mundesia qe te kthehet tek Chelsea qe ne merkaton e janarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments