Vllaznia ne futboll per femra ka marre sot fitoren e trete rradhazi ne kampionat, ne po kaq ndeshje te zhvilluara. Kete here ajo ka triumfuar me rezultatin 6-0 ndaj ekipit te Gramshit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Myslym Koçi”.

Nje ndeshje qe duket se ka sherbyer thjesht si stervitje per vajzat kuqeblu te cilet ndryshe nga nje jave me pare, kete here nuk kane kerkuar te rregjistrojne nje fitore te thelle, pasi edhe kundershtari ishte i nje niveli serish te dobet.

Ne pjesen e pare eshte shenuar vetem nje gol, pikerisht nga futbollistja Megi Doçi e cila sot ka edhe ditelindjen dhe e ka festuar ate ne menyren e duhur. Disi me ndryshe ka qene pjesa e dyte ku jane shenuar 5 gola.

2 prej tyre mbajne serish firmen e Doçit, nderkohe qe nuk kane munguar te realizojne edhe Luçije Gjini dhe Klaudia Borci, ndersa ka patur edhe nje autogol me autore Balliçin e Gramshit.

Perfundimisht 6-0 per Vllaznine e cila kryeson renditjen me pike te plota 9 pas 3 fitoreve te arritura, nderkohe qe golaverazhi i saj eshte 30-0./SHKODRA-SPORT.COM/