Nuk ka asnjë dyshim, Hasan Lika është trajneri i ri i Vllaznisë. Lajmi ekskluziv i botuar në numrin e sotëm të “Panorama Sport” gjen konfirmim nga vetë trajneri kryeqytetas.

“Po, kam rënë dakord me drejtuesit e Vllaznisë. Tani mbetet të nisim punën”, – deklaroi Lika për gazetën.

Vete tekniku e ka pohuar kete gje por ne fakt ne Shkoder ende askush nuk ka bere asnje deklarate ne lidhje me kete çeshtje.

Pikesepari, Vllaznia nuk ka as administrator dhe as drejtor sportiv por duket se puna ka nisur ende pa zyrtarizimin e ketyre drejtuesve.