Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, është i mendimit se Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami duhet të luajnë me patjetër titullarë me fanellën e Shqipërisë. I ftuar në studion e emisionit “Studio Sport” në “Vizion Plus”, Hafazi foli për situatën aktuale në kampin kuqezi, teksa u shpreh:

“Më shqetësuese këtë grumbullim e ka pasur trajneri, e ka për herë të parë, lojtarët janë mësuar. Ndryshimet janë mëse normale. Në kombëtare ka munguar ndërtimi i konceptit të lojës. Jemi krenuar me një ndeshje të momentin.

Në qoftë se i vendoset ultimatum trajnerit që t’i do të na nxjerrësh në Europian. Për 1 vit nuk mjaftojnë të njohë skuadrën. Ka vetëm 6 ditë që punon. Kohë e shkurtër për të arritur aty ku duhet. A-ja është ndërtimi i lojës. Vuajmë për gabime pasimesh në zonë dhe vendosje jo të duhura. Pësojmë gol në minutat e fundit. Administrim duhet, që kundërshtari mos të ketë mundësi që të na shënojë.

Unë arrita të kuptoj, që ne vijmë nga një edicion i dështuar në Ligën e Kombeve. Zgjodhën këtë trajner për të futur një frymë tjetër, për t’i shkundur dhe për t’i ngritur pak moralisht. Mungesat do të jenë vazhdimisht.

Nuk mund të lesh në stol Asllanin dhe Bajramin, të dy këta lojtarë duhet të jenë se sbën në formacionin zyrtar. Mund ta humbësh ndeshjen, por le një shenjë me konceptin dhe idenë që luajnë këto”, deklaroi ndër të tjera Hafizi.