Kampionati shqiptar ka qenë pushim në këtë fundjavë, kjo për shkak të impenjimeve të kombëtares. Ku kuqezinjtë do zbresin sot në fushë për të bërë debutimin nën urdhërat e Sylvinhos. Shqipëria do hapë fushatën kualfikuese në orën 20:45 kundër Polonisë, për Euro 2026.

Për tu rikthyer tek Superliga, aktivieti do rivijojë si zakonisht këtë fundjavë. Vllaznia do presë në Shkodër ekipin e Bylis, ku shkodranët do shihen pas ndryshimit të trajnerit.

Kundër do jenë ballshiotët, që duket se do vendosin shumë për fatin e tyre në Superiore në duelin përballë kuqebluve. E ndeshjet shtëpiake mund të jenë ato që mund ti japin një bonus të madh shkodranëve në këtë periudhë.

Kjo pasi pas duelit me Bylis, që mbyll fazën e tretë, në Shkodër do vijë Erzeni. Një ekip surprizë këtë edicion, por që duhet mposhtur nga shkodranët brenda në “Loro Boriçi”. Pas dueleve shtëpiake, për Vllazninë do jetë transferta delikate në Kukës. Por kalendari do jetë sërish në favor të kuqebluve.

Tirana dhe Egnatia do jenë dy ekipet që Vllaznia do i presë në Shkodër në fazën e katërt. Pra 4 nga 5 duelet e rradhës do luhen në “Loro Boriçi”.

Një faktor që me patjetër duhet shfrytëzuar në maksimum nga Vllaznia. Dhe që mund të jenë një bonus goxha i rëndësishëm për shkodranët në këto momente ku janë 7 pikë pas kreut të klasifikimit.
Endri ÇINARI