Humbja e Polonisë përballë Republikës Çeke ka kthyer ekipin e drejtuar nga Fernando Santos në një objektiv sulmesh të njëpasnjëshme të opinionit publik, por edhe figurave me shumë peshë në futbollin polak.

Legjenda Zbiginiev Boniek, po nëpërmjet rrjeteve sociale, ka shpjeguar se për Poloninë është vështirësuar gjithçka dhe duhet të tregojë të gjitha vlerat e saj në një ndeshje të vështirë ndaj kuqezinjve.

“Si mund ta marrësh veten nga kjo situatë? Duhet të fitosh (dhe nuk do të jetë e lehtë). Duhet pak karakter dhe b*le.

Kjo është koha e analizës. Tani ‘operacioni Shqipëria’”, shkruante ai në rrjete sociale pas disfatës 3-1 të Polonisë ndaj Republikës Çeke pak ditë më parë në Pragë.