Humbja 0-4 ndaj Egnatias brenda ne Shkoder, ka shkaktuar “termet” te Vllaznia. Askush nuk mundet ta shpjegoje ate se çfare po ndodh me kete skuader qe ishte projektuar per te qene pretendente per titullin kampion, por qe tashme rrezikon seriozisht edhe Europen.
Astrit Hafizi, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i kesaj skuadre, e ka analizuar kete ndeshje dhe ecurine e Vllaznise edhe ne emisionin “Studio Sport” te rradhes teksa ka vene gishtin edhe tek nderrimi i trajnereve qe nuk solli asgje te re ne skuader.
“Kur behen disa ndryshime ne skuader, largimi i nje trajneri siç ishte Josa dhe ardhja e nje trajneri tjeter, duhet menduar shume mire, aq me teper kur je ne gjysem te kampionatit. Une mendoj se te Vllaznia nuk i kane bere levizjet e duhura.
Mua me vjen keq qe nje skuader me tradite si Vllaznia, me nje organizim ndryshe nga heret e tjera ndoshta ngaqe tashme ka ardhur edhe nje president, zgjedhjet nuk e di si behen. Vjen nje trajner i huaj qe besoj se edhe shpenzimet i ka me te larta dhe pastaj kur zbret ne fushe, sheh qe asgje nuk funksionon.
Ndaj Egnatias pashe nje skuader qe vetem skuader nuk ishte. Vjen ky trajneri nga jashte i cili thuhet se ka pervoje qe ka drejtuar edhe skuadra te tjera, por ne fushe me zhgenjeu. Vllaznia nuk dihej se si po luante. Ajo ka humbur nuhatjen e lojes.
Krejt ndryshe u shfaq Egnatia, teknikisht, taktikisht, manovronte me topin, shume shume me mire se Vllaznia. Madje mund te them se ajo luan nganjehere me mire edhe se Partizani, edhe se Tirana”- eshte shprehur Astrit Hafizi./SHKODRA-SPORT.COM/