Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, komentoi rastin e dyshimtë të pjesës së parë, ku Trashi u ndëshkua me karton të verdhë për simulim pas një rrezikimi brenda zonës.

“Kjo është e shumë e diskutueshme dhe shumë e rrezikshme për lojtarin e Tiranës që shtrihet në atë formë. Nuk e kuptoj pse gjyqtarët, kur nuk japin penallti e mbulojnë me simulimin. Atinga nuk prek topin. Nëse Trashi do të vjedhë penallti është aftësia e tij, por ti nuk ke të drejtë ta prekësh në atë zonë”, u shpreh Hafizi.

Mosdhenia e ketij 11-metershi per fat nuk ka ndikuar ne rezultatin e ndeshjes sepse te kuqte fituan se fituan, megjithate ky episod do te diskutohet gjate edhe ne moviolat televizive.

Me pas mbetet per t’u pare nese do te denohet apo jo Hamitaj. Kujtojme ketu se disa arbitra te tjere jane denuar nga Komisioni perkates per nje 11-metersh te padhene, nderkohe qe ne raste te tjera per arbitra te caktuar nuk ndodh keshtu.