Pas ndeshjes se fituar ndaj Tiranes, ka folur per mediat edhe drejtori i pergjithshem i Partizanit, Olsi Rama. Ai eshte ndalur edhe tek rasti i njeriut te ndeshjes, Rubin Hebaj. I pyetur nese ky lojtar mund te konsiderohet blerja e re e te kuqve ngaqe tashme filloi te shenoje, ai pergjigjet:

“Hebaj mund të konsiderohet blerje? E kemi përsëritur vazhdimisht që ne i kemi lojtarët dhe punojmë me ata që kemi. Nuk është vetëm Hebaj, ka edhe të tjerë. Luajti edhe Çinari që nuk ka shprehur ende potencialin e tij përsa iu përket mënyrës së lojës. U aktivizua edhe Kote, Mala kaloi mbrojtës i djathtë. Kemi një ekip që ka një potencial që ende nuk e ka treguar”.

“Kjo përmbysje tregoi që përbëjnë një grup të mrekullueshëm, që kanë karakter dhe japin gjithçka në fushën e lojës. Madje arrijnë të përmbysin edhe një ndeshje specifike siç është derbi. E merituam plotësisht fitoren”.

Më tej ai flet edhe për rëndësinë e fitores dhe ecurinë e skuadrës: “Është një hap më tepër për ndërtimin e një skuadre solide jo vetëm për këtë kampionat, por edhe në të ardhmen”.

Gjykimi? Nuk merrem me episode dhe ia fal penalltinë arbitrit pa asnjë problem. Janë elementë të lojës që edhe gabohen, edhe pse ai ishte moment i qartë që shihej edhe nga tribuna. Më tepër më shqetëson dinamika e lojës dhe mënyra e ndërprerjes së lojës. Megjithatë në dhomat e zhveshjes edhe lojtarët nuk kishin asnjë problem me atë gjë. Ata thanë se do të futen në lojë për të fituar. E treguan më pas”.