Ish-trajneri i Real Madrid, John Toshack, ka dhënë një intervistë për “Daily Mail” në të cilën ka folur për biografinë e tij “Toschak’s Way: My Journey through Football”, një udhëtim në etapat më të rëndësishme të një karrierë të gjatë.

Toschak, i lindur në Uells, ka sulmuar bashkëkombësin e tij Gareth Bale, por jo për arsye teknike: “Gareth është prej një kohe të gjatë te Real Madrid dhe duhet të kishte dhënë një intervistë në spanjisht deri tani.

Nuk ka lidhje me rendimentin e tij, por nëse shkon të punosh diku, duhet të kesh respekt për ata që ke përballë dhe që të presin në shtëpinë e tyre”.

Mes kujtimeve të periudhës së kaluar në drejtim të Real Madrid, Toschak ka folur edhe për debutimin e Iker Casillas, që ka ndodhur në sezonin 1999-2000 gjatë kohës që ai ishte trajner:

“Ishte 18 vjeç. Mbaj mend se e kisha parë të luante kundër Atheltic Bilbao dhe kur e pashë në portë i thashë vetes ‘Sa e çuditshme…”, sepse porta dukej e madhe, ndërsa ai shumë i vogël.”./telesport/