Vllaznia po ben mire ne javet e fundit dhe ndonese ndali serine e fitoreve me nje barazim ndaj Partizanit, serish duket ne rrugen e duhur te arritjes se objektivit. Megjithate specialistet e futbollit jane te mendimit se skuadra shkodrane duhet te rregulloje diçka ne manovren sulmuese.

I ketij mendimi eshte ish- futbollisti dhe ish- trajneri i njohur i saj, Astrit Hafizi. I ftuar si zakonisht ne “Studio Sport”, ai eshte ndalur tek nje nga problemet kryesore te kuqebluve, mungesa e fantazise ne sulm e per kete eshte ndalur kryesisht tek mesfusha.

“Loja mu duk e barabarte. Vllaznia ka nje fuqi sulmuese qe nuk po shfrytezohet ashtu si duhet. Ka nje Balë, por qe nuk mjafton. Duke pare edhe lojen qe zhvillohet, une mendoj se skuadra shkodrane ka nje mesfushe qe duhet te ece pak me perpara.

Duhet te marrin persiper, duhet te jene pjese e lojes sepse Balaj nuk perfaqeson i vetem sulmin e Vllaznise. Loja sulmuese eshte me 4,5 apo dhe 6 lojtare. Por nderkohe te tre lojtaret e mesfushes jane thuajse te tre njelloj, Boshnjaku, Alivoda e Krymi.

Po t’i shohesh ne veprimet e tyre, ndoshta ndonjeri kerkon te beje diçka me shume me topin, por asnjeri prej tyre nuk afrohet tek porta, thjesht mund te tentojne ndonjehere te gjuajne nga larg. I vetmi aty qe vepron eshte Mala. Une do te isha i mendimit se nese ai do te luante si sulmues i dyte do te kishte me rendiment sepse Balaj i hap zonen dhe ai mund te godiste.

Duke e spostuar ne krah Malen, i bie fuqia sulmuese dhe kjo ndodhi edhe ne ndeshjen ndaj Partizanit ku i mungoi kjo gje. Goli u be me penallti, nuk pati ndonje gje te veçante tjeter dhe madje Partizani pati me shume veprime, kishte me shume lidhje me mesfushen.

Vllaznia nga ana e saj po tregohet cinike. Kishte arritur 5 fitore rradhazi ne kampionat, bashke edhe me ate te kupes ndaj Flamurtarit 6, ndersa tani u ndal me nje barazim. Mendoj se ajo tashme eshte futur ne shina duke patur parasysh trajnerin qe erdhi ne krye te saj”- eshte shprehur Hafizi./SHKODRA-SPORT.COM/