Pas suksesit ne Kampionatin Europian te Shteteve te Vogla, atleti shkodran Franko Burraj arrin nje tjeter rezultat te larte.

Ne garat e “European Third League” qe u zhvilluan sot ne Limasol te Qipros, ai ka zene vendin e pare ne garen e 400 metrave duke merituar edhe medaljen e arte.

Ne kete disipline kane konkurruar 14 sportiste, por atleti shkodran ka dominuar mbi te gjithe duke arritur rezultatin 46″80 dhe ka zene vendin e pare. Ai ka lene ne vendin e dyte atletin maqedonas Stojoski me kohen 46″94 dhe ne te tretin serbin Kijanoviç me kohen 47″05.

Rezultati i arritur sot nga Burraj eshte njekohesisht me i miri sezonal per te, çka konfirmon me se miri edhe njehere tjeter momentin e mire qe po kalon. Ndonese stervitet ne kushte jo optimale, ai bashke me trajnerin Bruno Rrotani vazhdojne te na dhurojne medalje ne arenen nderkombetare duke qene kesisoj nje krenari jo vetem per Shkodren por edhe per Shqiperine./SHKODRA-SPORT.COM/