Tuesday, April 7, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Atletik Klub Shkodra' dominon në Roveretto/ Ekipi U-15 renditet i pari, rezultate...

‘Atletik Klub Shkodra’ dominon në Roveretto/ Ekipi U-15 renditet i pari, rezultate të shkëlqyera nga të gjitha moshat

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

“Atletik Klub Shkodra” ka regjistruar një paraqitje shumë të suksesshme në turneun ndërkombëtar të Roverettos në Itali, një nga aktivitetet më prestigjioze për grupmoshat. Ky është viti i 16-të radhazi që klubi shkodran merr pjesë në këtë turne, ndërsa edicioni i sivjetshëm ishte i 37-ti, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Italia, Gjermania, Çekia, Holanda, Austria, Serbia, Kuvajti, Singapori dhe shumë vende të tjera.

Rezultatet për ekipet e “Atletik Klub Shkodra” kanë qenë mbresëlënëse. Skuadra U-15 u shpall kampione e turneut. Në fazën e grupeve zhvilloi 4 ndeshje, duke fituar 3 dhe barazuar 1. Në gjysmëfinale triumfoi 2-1, ndërsa finalja u mbyll në barazim dhe u vendos me penallti, ku shkodranët fituan 4-2.

Spikati veçanërisht Siar Hoxhaj me 7 gola të shënuar, ndërsa portieri Genis Mlloja ishte vendimtar në finale, duke pritur penallti. Skuadra U-13 zhvilloi një fazë shumë të mirë në grupe, duke fituar 4 ndeshje. Më pas u ndal nga një ekip austriak, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë fitoi bindshëm 4-1, duke u renditur në vendin e tretë.

Ndërkohë, U-11 pati një ecuri shumë pozitive, me 7 fitore në 8 ndeshje dhe vetëm 1 humbje, duke siguruar vendin e dytë në këtë aktivitet. Në total, pesë ekipe të “Atletik Klub Shkodra” morën pjesë në këtë kompeticion tradicional, duke përfaqësuar denjësisht Shkodrën dhe duke konfirmuar punën cilësore me moshat.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments