Tirana ka arritur që të fitojë ndaj Bylisit me shifrat 4-1 dhe të rikthehet që të kryesojë Superioren. Një ndeshje që është mbyllur me vetëm një lojtar, Patrik, që ka gjetur tripletën në këtë takim.

Goli i parë i ndeshjes u gjet me Hasanin në minutën e 10 që nuk gaboi nga penalltia, e cila u fitua pas shumë kontestimeve.

Më pas skena iu la Patrik që realizoi tre golat e tjerë te Tirana. Ndërkohë goli i nderit te Bylisi u gjet nga Kacorri.

Patrik: “Është hera e parë që shënoj tre gola, uroj që ta vazhdojmë në këtë ritëm. Ekipi është gjithmonë i përqendruar, po punojmë dhe kërkojmë që ta finalizojmë me titullin kampion.

Këto gola shkojnë për vëllain tim. Momenti i penalltisë? Ia kërkova Xhixhës që ta godisja unë penalltinë, por ai ia la Hasanit.