Kupa e Shqipërisë do të luajë ndeshjet e saj në raundin e 1/16-ave dhe duket se sfida që bie më në sy është ajo mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ku rikthehet një përballje klasike e futbollit shqiptar, e cila do të luhet në Vlorë në datën 26 shtator. Pra ndryshe nga sa ishte menduar, kjo ndeshje do te luhet te henen e ardhshme.

Tirana ka gjetur Veleçikun, sfidë e cila do të luhet në datën 28 shtator në Koplik. Po në të njëjtën ditë do të luajë dhe Partizani në transfertë përballë Orikut.

Kukësi do të ndeshet me Labërinë, ndërsa Laçi ka “peshkuar” Devollin. Nderkohe Veleçiku do te prese ekipin e Tiranes, Beselidhja do te prese Apolonine ne Lezhe, ndersa Terbuni do te udhetoje drejt Lushnjes.

Për sa i përket pretendentëve që vijnë nga Kategoria e Parë, Dinamo do të ndeshet kundër Butrintit, ndërsa Skënderbeu do të luajë me Maliqin.

28.09.2022 15:00 Koplik KSSH Veleçiku – KF Tirana

28.09.2022 15:00 Fier Oriku – KF Partizani

26.09.2022 15:00 Vlorë Flamurtari FC – KF Vllaznia

28.09.2022 15:00 Fushe Kruje KS Kastrioti – Vora

28.09.2022 15:00 Sarandë KF Butrinti – FK Dinamo

26.09.2022 15:00 Pogradec KF Pogradeci – KF Bylis

28.09.2022 15:00 Kavaje FC Besa – KS Korabi

28.09.2022 15:00 Lushnje FC Lushnja – FK Terbuni

26.09.2022 15:00 Bilisht KF Devolli – KF Laçi

26.09.2022 15:00 NARTE Laberia Fc – FK Kukesi

26.09.2022 15:00 Shijak Luzi 2008 – KF Teuta

28.09.2022 15:00 Peqin KF Shkumbini – KF Egnatia

28.09.2022 15:00 Korçe Maliqi – KF Skenderbeu

26.09.2022 15:00 Cerrik KF Turbina – KF Erzeni

28.09.2022 15:00 Lezhe Besëlidhja – FK Apolonia

28.09.2022 15:00 Burrel KF Burreli – FK Tomori