Sulmuesi me origjine nga Shkodra Oliver Blini eshte shfaqur menjehere protagonist me fanellen e kombetares italiane te 15 vjeçareve. Javen qe shkoi ai ka luajtur dy ndeshjet e para me kete kombetare (pasi me pare kishte luajtur dy te tilla edhe ne muajin qershor me Shqiperine ndaj Kosoves) kunder kombetares sllovene.
Ai ishte ftuar nga trajneri i kombetares U15, Massimiliano Favo dhe e ka justifikuar besimin e tij me lojen dhe golat qe ka shenuar. Ne miqesoren e pare te luajtur me 13 shtator ne “Ajdovščina City Stadium” te Sllovenise, Blini eshte aktivizuar ne minuten e 62-te ne vend te Pias, pikerisht kur rezultati ishte 1-1.
Dhe vetem 10 minuta me vone ka arritur te shenoje duke kaluar ne avantazh Italine. Pas nje goditje kendi, Blini ka goditur sakte me koke duke kaluar ne avantazh axurret te cilet shenuan edhe nje gol te trete dhe ne kete menyre ajto e fituan kete ndeshje me shifrat 3-1.
Nderkohe me date 15 shtator eshte zhvilluar miqesorja e dyte ne mes ketyre dy ekipeve kombetare dhe kete here Italia ka fituar me rezultat edhe me te thelle 4-0, teksa sulmuesi shkodran Oliver Blini eshte shfaqur serish protagonist duke shenuar pas nje pasimi te Comotto. Ne kete ndeshje ai ka luajtur si titullar per 75 minuta.
Ne kete menyre, debutimi i 14 vjeçarit me origjine nga Shkodra por i lindur ne Itali, ka qene ashtu si duhet, me dy gola ne dy ndeshje te luajtura dhe kuptohet qe ai tashme eshte shnderruar ne nje pike te rendesishme per ekipin kombetar te vendit fqinj. Ne ndeshjen e fundit ai eshte vleresuar me noten 7.5, nder me te lartat per ekipin e tij, duke marre vleresimet e duhura edhe nga mediat italiane.
Blini e filloi me kombetaren shqiptare dhe tashme po luan me Italine, por ne fakt kjo nuk do te thote se zgjedhja e tij eshte perfundimtare. Deri ne momentin qe do te luaje me kombetaren A, ai ka te drejte te zgjedhe serish por e rendesishme eshte qe sulmuesi i Empolit te vazhdoje te rritet nga ana profesionale. Shenjat e para jane te shkelqyera, por duhet te presim…
Gjergj KOLA