Me ne fund ka lajme te mira per sportin ne Bashkine Vau- Dejes. Institucioni i pushtetit lokal ka vendosur qe te mbeshtese sportin dhe ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak mesohet te jete akorduar nje fond prej sportin e kesaj zone.
Lajmi behet i ditur nga drejtuesit e KF Murlani, klub ky qe e ushtron aktivitetin ne kete Bashki. Ende nuk eshte bere publike shuma e miratuar, por e rendesishme me ne fund eshte qe edhe pushteti lokal “zgjohet” per te mbeshtetur sportin.
Ne kete Bashki perveç KF Murlanit ben pjese edhe FC Basania, por edhe Akademia “Judo Kodokan” dhe natyrisht qe te tre ato meritojne vemendje dhe mbeshtetje financiare sepse po kontribuojne per mbajtjen gjalle te jetes sportive por edhe per te larguar femijet nga rruga.
Nga sa mesohet, fondi i akorduar se fundi ka qene i planifikuar per vitin 2021, nderkohe qe deri ne fund te vitit pritet te akordohet edhe fondi per vitin 2022. Kryebashkiaku Mark Babani ne kete menyre po e ben realitet premtimin e bere kohe me pare per ta mbeshtetur sportin.
Nje mbeshtetje e tille kuptohet qe do t’i motivoje edhe me shume drejtuesit e ketyre ekipeve te kontribuojne edhe ata me shume per sportin e kesaj zone./SHKODRA-SPORT.COM/