Konsiderohet nje nga emrat me te rendesishem te futbollit te femrave ne Shkoder dhe Shqiperi. Megi Doçi neser do te kete per detyre te udheheqe Vllaznine drejt arritjes historike, kualifikimit ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes.
Vete ajo ne nje prononcim te dhene per mediat diten e sotme eshte shprehur se nuk eshte shume e rendesishme nese shenon ajo apo diksuh tjeter, e rendesishem eshte qe Vllaznia te marre nje rezultat sa me te mire i cili t’i hape rruge pastaj kualifikimit.
“Mendoj se jemi gati per kete ndeshje. Kemi punuar shume mire ne stervitje dhe jemi ne gjendje te mire. Kemi shanse per kualifkim sepse kemi punuar mire, jane shume te karikuara per ta fituar sepse e duan kete arritje.
Une mendoj se jemi nje grup me shume cilesi brenda, madje do ta konsideroja me te mirin e te gjithe ketyre viteve dhe per kete arsye, kemi pse te kerkojme me shume nga vetja dhe te tentojme ta mundim kete kundershtar shume te forte.
Une dua t’u bej thirrje te gjithe tifozeve shkodrane qe te jene ne stadium neser per te na mbeshtetur. Shpresoj qe ata te marrin edhe femijet e tyre me vete dhe te mbushin shkallet e “Loro Boriçit” nderkohe qe ne emer te ekipi u premtoj se do te japim maksimumin per te kenaqur ata dhe veten tone”- eshte shprehur sulmuesja e Vllaznise.
Prononcimin e plote te Megi Doçit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: