Atletik U15 ka fituar me rezultatin e thelle 7-2 ndaj Egnatias ne nje ndeshje te prapambetur te vlefshme per kampionatin e kategorise se pare te kesaj grupmoshe, e cila eshte luajtur diten e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani”.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi per djemte e drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi ka qene sulmuesi Armando Vuksani i cili ka shenuar plot 6 gola ne kete takim! Diçka vertete fantastike, qe konfirmon edhe njehere vlerat e ketij lojtari i cili jo me kot eshte edhe golashenuesi me i mire i kampionatit.

Deri me tani, bashke me golat e sotem, Vuksani ka arritur ne kuoten e 27 golave dhe me siguri qe deri ne fund te kampionatit do ta çoje edhe me tej kete shifer. Nderkohe golin tjeter ne ndeshjen e sotme e ka shenuar futbollisti Gelsi Nuha.

Me fitoren e sotme, Atletik U15 eshte ngjitur ne kuoten e 47 pikeve duke qene i pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, kater pike larg Apollo 2016 qe kryeson renditjen. Trajneri Kaloshi eshte i bindur se skuadra e tij do te luftoje fort deri ne fund per te arritur objektivin e saj, ngjitjen ne Superlige./www.shkodrasport.com/