Gjysma e muajit gusht eshte lene pas dhe rrjedhimisht tashme vemendja drejt futbollit dhe nisjes se kampionateve te ndryshme. Keshtu ndodh edhe ne Shqiperi teksa te gjithe ekipet po i japin doren e fundit pergatitjeve, kuptohet nisur edhe nga pretendimet qe do te kene.

Tek Akademia e “Atletik Klub Shkodra” kuptohet qe fokusi kryesor eshte perqendruar tek dy ekipet, ato te grupmoshave U14 dhe U15, te cilet per te dytin vit rradhazi do te marrin pjese ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.

Ekipet qe drejtohen nga trajneret Eder Zmijani dhe Saimir Kaloshi kane kohe qe kane nisur pergatitjet, por nga ana tjeter vazhdojne edhe seleksionimet. “Atletik” ashtu si gjithmone ka qene e hapur per te gjithe futbollistet qe duan te behen pjese e kesaj Akademie dhe keshtu do te ndodhe edhe tani.

Drejtuesit e saj u kane bere thirrje te gjithe futbollisteve te datelindjeve 2009 dhe 2010 t’i bashkohen “Atletik” sepse jane te mirepritur per te bere realitet endrren e tyre. Gjate ketyre diteve ka patur jo pak interesim nga futbolliste te ndryshem dhe gjasat jane qe edhe ne ditet e ardhshme, numri i tyre te shtohet edhe me shume.

“Atletik Klub Shkodra” eshte nje nga Akademite me te mira dhe me serioze ne Shkoder, e cila fokusin e saj e ka te perqendruar kryesisht tek moshat e vogla dhe sukseset nuk kane munguar. Me ekipet U14 dhe U15 ne sezonin e ri nderkohe do te kene synime ambicioze me pjesmarrjen e tyre ne kampionatin e kategorise se pare dhe si rrjedhoje, kjo eshte nje arsye me shume per çdo futbollist qe deshiron t’i bashkohet atyre./SHKODRA-SPORT.COM/