Pas 6 muajsh ne Turqi tek ekipi Trabzonspor, sulmuesja Maria Bashka ka vendosur te rikthehet serish tek Vllaznia duke u vene menjehere ne dispozicion te stafit teknik per t’u bere gati kesisoj per ndeshjet e “UEFA Women’s Champions League” qe do te startojne ne fillim te shtatorit ne Shkoder.

Nderkohe diten e djeshme, bashke me 8 lojtaret e tjera te ardhura se fundi tek skuadra shkodrane eshte prezantuar edhe ajo, por ne ndryshim nga te tjerat, per Marian eshte nje rikthim sepse njeh mire ambjentin dhe gjithçka tjeter.

Madje, ne nje prononcim te shkurter per mediat, ka bere te ditur edhe arsyen qe e ka bere te rikthehet te Vllaznia kur ka thene: “Vllaznia eshte nje ekip qe del gjithmone i pari dhe per rrjedhoje mua me pelqen ky mentalitet dhe duke luajtur me te, do te me ndihmoje te rritem edhe me shume nga ana profesionale.

Per 6 muaj luajta edhe ne Turqi me Trabzonspor dhe mund te them me bindje te plote se niveli i Vllaznise eshte shume me i larte se tek skuadra turke. Vllaznia eshte nje ekip shume me profesional dhe prandaj kjo eshte ajo çfare une kerkoj ne kete moment te karrieres time”.

Maria Bashka ka qene pjese e skuadres edhe sezonin e kaluar kur ekipi shkodran luajti ndaj emrave te tille si Çelsi, PSG e Real Madrid. E pyetur nese do te ndodhe qe te perseritet e njejta gje edhe sivjet, ajo pergjigjet: “Ne ate gje do te tentojme”./SHKODRA-SPORT.COM/