I ftuar në Star Sport mbrëmë ishte ish-sulmuesi i famshëm shkodran, Auron Miloti. 47-vjeçari që ka shkëlqyer me fanellën jo vetëm kuqeblu, por edhe me atë të Tiranës është ndalur duke analizuar shkodranët dhe ecurinë e tyre deri më tani.
Miloti tha: “Ndeshja me Teutën të vjen keq ndoshta për rezultatin përfundimtar sepse Vllaznia luajti shumë mirë. Por disi ndikoi ai karton i kuq i Aralices në fitimin e ndeshjes.
Tashmë shoh që ekipi po konsolidohet nga ndeshja në ndeshje dhe lojtarë të caktuar si Da Silva po marrin përgjegjësitë e duhura dhe po japin më të mirën në fushën e lojës.
Aralica? Si nië ish-sulmues e kuptoj çdo të thotë të kalosh një “ngërç”. Ai po jep më të mirën nga vetja, por ka qenë pak i pafat tek goli dje kjo ndikon edhe tek qetësia e tij.
Lojtari më i mirë i Vllaznisë? Dua të ndalem tek dy emra, Jonuzi dhe Krymi. Mendoj se ata janë të shkëlqyer dhe po bëjnë një punë të madhe. Nuk bien shumë në sy, por janë shumë të rëndësishëm për skuadrën”.
Endri ÇINARI