Ne Itali po rriten shume lojtare cilesore te cilet shpejt do te jene nje baze e rendesishme per kombetaren shqiptare. Njeri prej tyre qe me shume siguri do te ndjeke rrugen e Marash Kumbulles, eshte nje tjeter futbollist me origjine nga Shkodra.

E kemi fjalen per Elio Zallin, lojtarin e ditelindjes 28 qershor 2003. Ai eshte pjese e Sassuolos dhe po ben mire ne kampionat. Aq sa ka marre edhe vemendjen e mediave italiane.

Pak dite me pare, eshte zhvilluar ndeshja e vlefshme per kampionatin e te rinjve ne Itali ne mes Sassuolos dhe Interit, e fituar nga e para me rezultatin 1-0.

Siç e shikoni edhe nga artikulli qe po botojme, nje merite te madhe ne suksesin e skuadres se drejtuar nga trajneri Emiliano Bigica, i jepet mbrojtesit Elio Zalli, i cili konsiderohet “njeriu i momentit” per kete skuader”.

Madje emri i tij permendet ne kryeartikull duke shkruar se “blindon lojen e Sassuolos”. Edhe ne brendesi te shkrimit flitet me superlativa per te gjithe karrieren e ketij 18 vjeçari qe shikohet si e ardhmja e mbrojtjes se Sassuolos.

Kjo padyshim qe eshte diçka shume fantastike per kete futbollist i cili aktualisht eshte pjese e kombetares U19 te Shqiperise te drejtuar nga Armando Cungu, por e ardhmja e tij duket e sigurte dhe shume shpejt do ta shohim ne kombetaten e pare.
Gjergj KOLA