Ndeshja Vllaznia- Tirana e cila do te luhet sot ne oren 13.00 ne stadiumin “Selman Stermasi” pritet me shume interes nga te dy tifozerite dhe jo vetem sepse kemi te bejme me klasiken e futbollit shqiptar.

Nderkohe, Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit duket se nuk e ka vleresuar ashtu si duhet kete takim duke mos ia besuar drejtimin e saj nje arbitri me stemen e FIFA-, apo ndonje arbitri me pervoje.

Keshtu per sfiden e sotme arbiter kryesor do te jete Olsion Yzeiraj i kolegjiumit te Patosit, nderkohe qe asistente te tij do te jene Egin Doda dhe Herald Lisaku te kolegjiumit te Tiranes ndersa arbiter i katert do te jete Orlando Kuka po nga kryeqyteti.

Nderkohe ne sistemin VAR nderkohe do jete arbitri i FIFA-s Eldorjan Hamiti ndersa ne AVAR do jete Albert Doda. Vezhgues i arbitrave do te jete nderkohe Mentor Sopjani ndersa delegat i Federates eshte Erald Shera.

Shkodranet presin nje arbitrim korrekt ne kete ndeshje e cila ne fakt konsiderohet shume e rendesishme per te ardhmen e te dy skadrave ne kampionat. Kujtojme qe ne fazen e pare Vllaznia fitoi po ne kete stadium me rezultat 2-1 ndaj bardhebluve./SHKODRA-SPORT.COM/