Pak ditë më parë, Andreas Ndoji vendosi të përfaqësonte Kombëtaren e Greqisë, duke “tradhtuar” kështu fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Tashmë, në Greqi nuk kanë dyshime se futbollisti shkodran ndihet më shumë grek se sa shqiptar.

Në fakt, kanë qenë pikërisht disa nga mediat greke, të cilat kanë zbuluar edhe bisedën e Ndojit me futbollistët e Olympiakos, teksa ai iu ka rrëfyer këtyre të fundit se është rritur në shtetin grek dhe nuk ka pasur dyshime për zgjedhjen e tij.

Kjo gjë e tillë vjen pasi Ndoji ka hedhur hapat e parë si futbollist atje. Ndoshta janë disa justifikime të kota, por mesfushori shkodran duket se e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij.

Gjithsesi, mbetet të shihet në qoftë se futbollisti shkodran i Olympiakosit do të jetë në listën e Kombëtares së Greqisë apo edhe Andreas Ndoji do të ketë të njëjtin fat të futbollistëve të tjerë që kanë refuzuar Shqipërinë.
Maringlen ZHIVANI