Gjerat tek Vllaznia e ketij sezoni kane marre per mire ne te gjitha drejtimet. Skuadra funksionon ne menyren e duhur, entuziasmi tek tifozet tashme eshte kudo i pranishem. Po punohet mire ne marketing dhe perpos kesaj, po mendohet edhe per vazhdimesine.

Hapi i rradhes i drejtuesve te Vllaznise eshte sigurimi i nje autobuzi te ri qe te jete teresisht i veshur me ngjyrat kuqeblu dhe logon e ketij klubi.

Ka qene faqja zyrtare e kompanise e cila menaxhon te drejtat e marketingut te Klubit te Futbollit Vllaznia, ajo qe ka publikuar sot ne faqen e saj nje foto te nje autobuzi me ngjyrat kuqeblu.

Administratoret e kesaj faqeje kane pyetur tifozet shkodrane nese u pelqen ai dhe si e argumentojne nje zgjedhje te tille. Duket se kemi te bejme me hapin e pare te nje tjeter ndryshimi te rendesishem.

Vllaznia aktualisht çeshtjen e transportit te ekipit te pare, por edhe te te gjithe ekipeve te tjera te saj, i ka zgjidhur me tenderim dhe firma fituese mbulon pastaj kete sherbim.

Por shume shpejt gjerat mund te ndryshojne dhe klubi mund te kete autobuzin e vet, te veshur te gjithin me ngjyrat kuq e blu siç eshte dhe ky ne foton e ketij shkrimi./SHKODRA-SPORT.COM/